Gjatë viteve 2022-2023, Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si anëtare e përkohshme.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë shtete anëtare të përhershme kurse dhjetë vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.
Shqipëria do të marrë mandatin e saj nga 1 janari i vitit 2022.
“Shqipëria bën pjesë në grupin e Evropës Lindore dhe në këtë pikë është mes konsensusit të gjithë anëtarëve që Shqipëria do të jetë kandidat i vetëm dhe konsensual. Që do të thotë se zgjedhja është e sigurt. Pikërisht jo se i ka ardhur radha por sepse ka pasur një dakordësi dhe një lobim të gjatë që Shqipërisë i takon që të mbështet nga të gjitha vendet e grupit të vet”, ka thënë Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, transmeton EuroNewsAlbania.