Shqipëria ka dërguar zyrtarisht në Këshillin e Evropës rezolutën që i konsideron të pabaza pretendimet për kryerjen e trafikut të organeve njerëzore gjatë vitit 1999 nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes rezolutës së miratuar javë më parë në parlamentin shqiptar kërkohet ndryshimi i dokumentit të miratuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës më 2011.

Asamblesë Parlamentare i kërkohet rishikimi i rezolutës së miratuar prej saj në vitin 2011, në bazë të një raporti të hartuar nga i dërguari i saj Dick Marty, i cili ngrinte pretendime për përfshirjen e drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trafik organesh njerëzore, të shtrirë deri dhe në Shqipëri.

Dokumenti i miratuar nga parlamenti shqiptar vlerëson se pretendimet e ngritura, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Prezantimi i rezolutës është në fakt vetëm hapi i parë, që pritet të pasohet nga ai që do të jetë akti konkret për të vënë në lëvizje Asamblenë e Këshillit, transmeton VOA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *