Në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet parlamentare përmes të cilave do të vendoset për qeverinë në katër vitet e ardhshme.
Herët në mëngjesin e të dielës ka filluar procesi i votimit në gjithë vendin, dhe nuk janë raportuar parregullsi të mëdha.
Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, të cilët do të hedhin votën e tyre në 5,199 qendra votimi që do hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2017, deri në ora 14:00 të ditës së sotme është shënuar rritje në votim në rang vendi është 35.72%, transmeton Top Channel.
Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të qytetarët me të drejtë vote 50.5% janë meshkuj dhe 49.5 janë ferma. 107,024 zgjedhës votojnë për herë të pare, ndërsa 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri një apel që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, i përket atyre. Ndërsa tha se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat.
Lexo më shumë këtu