Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.

“Sot kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat menjëherë do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”, ka thënë ministrja Ogerta Manastirliu, transmeton Top Channel.

Këto doza të vaksinës u dhuruan nga Republika e Indisë.

Ndërsa, është bërë e ditur se se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi anti-COVID edhe për punonjësit e transportit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *