Shqipëria sot feston Ditën e Flamurit, festë kjo e cila festohet nën ngjyrat kuq dhe zi në gjithë botën ku ka shqiptarë.

Festa e 28 nëntorit shënon dhe kujton dy data me rëndësi për popullin shqiptar, atë të vitit 1443 kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë dhe atë të vitit 1912 kur në Vlorë flamuri kombëtar u ngrit nga Ismail Qemaili në shpalljen e pavarësisë.

Sot, në urimin e tij, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale një foto me nipin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, duke i uruar shqiptarëve festën.

Presidenti Meta gjatë ditës ka ndarë foto edhe nga vizita e tij në qytetin e Vlorës.

Ndërsa, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka filluar urimin për festën me hapjen e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Më pas, ai është bërë pjesë e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë në 109 vjetorin e pavarësisë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *