Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar se si mund të shkoj rrjedha e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Përmes një letre dërguar Presidentit amerikan Donald Trump, mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane kanë shprehur shqetësimet për rezultatet e mundshme nga dialogu Kosovë-Serbi.
“Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të ShBA-ve dhe që ShBA-të mund të kthejnë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë,” shkruhet në letër, transmeton Zëri i Amerikës.
Lexo më shumë këtu