Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjthshme po trajtohen 211 pacientë të prekur me koronavirusin.

Në raportin e fundit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bëhet e ditur se 4 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Klinika e Pulomologjisë vazhdon të ketë numrin më të madh të të shtrirëve me 64 pacientë, e pasuar nga Klinika Infektive me 51 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *