Një shtatore e bronztë për kamionen e xhudos, Majlinda Kelmendin, do të përurohet në Pejë.
Ceremonia e rastit do të mbahet më 28 shkurt në ora 11:00, transmeton Koha.net.
Në ceremoninë e zbulimit do të jetë edhe i pari i IJF-së, Vizer, që është mik i madh i Federatës së Xhudos së Kosovës. Vizer do të marr pjesë edhe në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2019 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që mbahet më 27 shkurt.
Majlinda Kelmendi është bindshëm sportistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. Ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio 2016. Ka edhe dy tituj të botës, një medalje të bronztë botërore, plot katër medalje të arta evropiane dhe shumë e shumë suksese të tjera.