Në një panair që do të mbahet muajin tjetër në Teksas të SHBA-ve do të prezantohen edhe modele të disa shtëpive të parafabrikuara në Kosovë.

Këto shtëpi do të prezantohen me cilësinë e të qenit miqësore për mjedisin, derisa ato tanimë janë pjesë e tregut në disa vende evropiane.

“Për momentin mund të them se kemi me dhjetëra porosi në procedurë, që nënkupton se brenda vitit 2021 besoj që do të arrijmë vetëm në Evropë shifrën deri te 100-110 shtëpi. Ndërsa tek pjesa e Amerikës kemi kërkesa për 650 shtëpi në pjesën e e Dallasit”, ka thënë për VOA pronari i kompanisë Instabuild, Mentor Pllana.

Ai ka treguar se në SHBA do të prezantohen dy modele të shtëpive të stilit amerikan dhe dy plane tjera të shtëpive minimaliste.

“Me 126 punëtorë për katër orë prodhohet një shtëpi. Duke mos llogaritur pjesën e transportit në vend të ngjarjes, ndërtimi kryhet për nëntë orë.”

Lexo më shumë këtu  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *