Gjatë ditëve të kaluara, në Shtetet e Bashkuara janë vandalizuar monumente të Konfederatës, duke futur kështu vendin në një betejë të re kulturore.

NASCAR, Shoqata Kombëtare e Automobilizmit, e cila mburret me rrënjët e saj jugore që nga themelimi 72 vjet më parë, njoftoi të mërkurën se do të ndalojë flamurin e Konfederatës në aktivitetet dhe mjediset e saj, duke deklaruar se “kjo bie ndesh me angazhimin për të garantuar një atmosferë mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse.”

Të mërkurën, Komisioni i Senatit për Shërbimet e Armatosura i drejtuar nga republikanët miratoi një ndryshim në projektligjin e politikës së mbrojtjes të mbështetur nga senatorja demokrate Elizabeth Warren e shtetit Massachusetts, i cili i kërkon Pentagonit të heqë emrat dhe simbolet e Konfederatës nga të gjitha asetet ushtarake.

Afrikano-amerikanët prej kohësh i kanë quajtur monumentet e Konfederatës si simbole të përjashtimit dhe të epërsisë së bardhë, transmeton Zëri i Amerikës.

Debati mbi simbolet e Konfederatës është i vjetër në filozofinë publike amerikane, thotë James Davison Hunter, profesor i sociologjisë në Universitetin e Virxhinias dhe autor i librit “Luftërat Kulturore: Beteja për të Përkufizuar Amerikën”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *