Missouri është bërë shteti i parë amerikan që padit qeverinë kineze për mënyrën se si ka trajtuar shpërthimin e koronavirusit.
Në padi, shteti kinez akuzohet se është përfshirë në “kampanjë për mashtrim, fshehje, shkelje të rregullave dhe mosveprim” për të mbuluar rreziqet e virusit.
Siç transmeton New York Times, në padi tutje thuhet se autoritetet kineze janë “përgjegjëse për shumë vdekje, vuajtje dhe humbje ekonomike që i kanë shkaktuar botës,” përfshirë miliarda dollarë humbje ekonomike për banorët e Missourit.
Kjo padi pothuajse nuk ka gjasa të ketë sukses. Ligji amerikan u jep qeverive të huaja imunitet të gjerë ndaj juridiksionit civil të gjykatave në Amerikë.