Holanda është bërë vendi i radhës që ka pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZenecas kundër koronavirusit.

Është raportuar se pëdorimi i kësaj vaksine po ndikon te disa persona në trashjen e gjakut.

Gjatë ditëve të kaluara, përdorimin e kësaj vaksine e kanë pezulluar Danimarka, Norvegjia, Irlanda dhe Bullgaria.

Në vendimin e marrë për këtë çështje, Holanda ka thënë se është bazuar në raportimet e Danimarkës dhe Norvegjisë, për mundësi të rrezikut dhe efekteve serioze anësore.

AstraZeneca ka thënë se ka bërë “rishikim të kujdesshëm” të të dhënave të atyre që kanë pranuar vaksinën në Britani dhe Bashkimin Evropian, transmeton REL.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është vërejtur ndonjë lidhje në mes të vaksinës dhe trashjes së gjakut.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *