Artisti kosovar Sislej Xhafa është shpallur “Akademik Nderi” nga Akademia e Arteve të Bukura të Firences.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Itali thuhet se ky nder ndaj artistit Xhafa “është edhe mirënjohja më e lartë që mund t’i bëhet pikërisht nga Akademia ku ai ka hedhur e formësuar hapat e parë artistik.”

Në ceremoni morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Sh.S. Znj. Lendita Haxhitasim.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral Kosovë-Itali, duke u ndalur në veçanti në fushën e shkëmbimeve akademike dhe arsimit, ku prezantoi me mirënjohje dhe krenari artistin tonë të mirënjohur ndërkombtarisht, ish-studentin nga Kosova të kësaj Akademie pretigjoze, shumë të çmuarin tonë Sislej Xhafa, i cili gjatë kësaj ceremonie u nderua me titullin e “Akademikut të Nderit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *