Britania e Madhe ka emëruar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, në përpjekje për të ofruar zgjidhje rreth situatës në Bosnje e Hercegovinë dhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Stuart Peach si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi përgjegjësinë që të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe dialogun e arritur, nuk mund të lejojmë rikthimin e dhunës,” është shprehur Johnson, transmeton EuronewsAlbania.

Peach, i cili deri tani ishte drejtues i komitetit ushtarak të NATO-s, do të punojë me liderët e Ballkanit dhe aleatët SHBA-BE për të forcuar stabilitetin në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *