Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të mërkurën në Bruksel për të diskutuar rreth situatës ne veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat e makinave nga Serbia.
“Shtensionimi i situatës është fjalë kyçe. Kjo që po ndodh aktualisht nuk është mirë as për qytetarët në Kosovë e as ata në Serbi, por as për ata në rajon”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Sipas Koha.net, në Bashkimin Evropian presin që ky takim të japë fryt drejt uljes së tensioneve, pasi palët pritet të vijnë me mandat të qartë për të arritur marrëveshje për targa, duke shtensionuar kështu situatën.
Derisa është raportuar se se në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo është mohuar nga Bashkimi Evropian.
“Dialogu ka tre pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE). Të gjithë të tjerët vetëm e përkrahin nga jashtë”, ka deklaruar Stano.