Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se janë vënë në gjendje gatishmërie Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, pas vërshimeve të mëdha të shiut dhe borës në gjithë vendin.
“Unë jam në komunikim edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin, Franco Federici, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e forcës paqeruajtëse nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme,” thuhet, ndër të tjera, në njoftimin e kryeministrtit.
Gjithashtu, Hoti ka treguar se gjatë ditës së hënë do të vitizoj fshtatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Në shumicën e qyteteve e fshatrave të Kosovës janë shkaktuar përmbytje si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës.