Kur Sllovenia të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian, fokus do të jetë procesi i zgjerimit dhe përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një konference për media, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi strategjike për BE-në.

Në pjesën e dytë të vitit 2021, për herë të dytë Sllovenia do të drejtoj Presidencën e Këshillit të BE-së.  

Jansha tha se Sllovenia mbështet edhe zgjerimin e zonës së Shengenit, apo zonës së lëvizjes së lirë, pa viza. Në këtë drejtim ai ka thënë se mbështet edhe anëtarësimin e Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen sepse sipas tij, kjo do ta rrisë sigurinë e BE-së.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Jansha ka konfirmuar se gjatë kryesimit të Sllovenisë do të zhvillohet edhe një samit i veçantë mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky samit pritet të zhvillohet në Slloveni më 6 tetor, transmeton REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *