Sllovenia është bërë vendi i parë evropian që ka deklaruar të përfunduar epideminë e koronavirusit.

Qeveria sllovene morri vendimin të enjten mbrëma, pasi gjatë dy javëve të fundit çdo ditë ka pasur më pak se shtatë raste të reja infketimi me koronavirus.

Pas këtij vendimi, qytetarët nga vendet e Bashkimit Evropian, që duan të futen në Slloveni, nuk do të jenë të obliguar të futen në karantinë për shtatë ditë, siç ndodhte gjatë muajit prill.

Deri më tani, në Slloveni janë shënuar 1,464 raste infektimi dhe 103 vdekje nga sëmundja Covid-19 shkaktuar nga koronavirusi.

Fundi i epidemisë nënkupton largimin e disa masave, përfshirë ndihmat financiare për qytetarët dhe bizneset. Këto ndihma do të mbarojnë në fund të muajit maj, transmeton Euractiv.

Megjithatë, masat bazike si vendosja e maskës, pastrami i duarve dhe distanca 1.5 metra nga njëri-tjetri do të mbesin ende në fuqi sipas udhëzimeve të lëshuara më parë nga qeveria e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *