Një sondazh i kryer nga Euronews Albania ka treguar se Partia Socialiste ka një avantazh të vogël ndaj Opozitës së Bashkuar, dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 25 prill.

Sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Barometrit Politik ka treguar se 42.8% e personave të anketuar thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa 43.8% u përgjigjën se do të mbështesnin Partinë Socialiste.

Votuesit e pavendosur që ishin në masë 8%, patën një ndarje thuajse të barabartë të mbështetjes për Opozitën e Bashkuar dhe PS në prirjen e votës.

Katër për qind e qytetarëve të anketuar u shprehën se nuk do ‘i drejtoheshin fare kutive të votimit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *