Më 15 janar të vitit 1999, në Reçak u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
Në atë kohë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar opinionin ndërkombëtar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë mision ushtarak kundër Serbisë.
Sot, figura publike dhe liderë të partive politike kanë bërë homazhe në Reçak.
“Ngjarja që ka ndodhur këtu ka sensibilizuar mbarë botën për gjendjen, terrorin, vrasjet që në atë kohë kanë ndodhur në Kosovë. Asnjëherë nuk do të jenë të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por do të vendoset një herë e përgjithmonë”, tha Kryeministri në detyrë”, ka thënë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, transmeton Klan Kosova.