Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancë solemne në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Seanca do të filloj në ora 11:00, derisa pas përfundimit të saj në oborrin e Kuvendit do të mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Gazeta Zëri.

Ndërsa, sot nga ora 17:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ do të mbahet Tubimi Publik i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në njoftimin e saj, është bërë e ditur se ky tubim do të mbahet për të festuar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe ditëlindjen e Lëvizjes Vetëvendosje.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *