Gjatë ditës së premte pritet të zhvillohet samiti vitural i paralajmëruar për të shënuar kështu rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ky samit do të mbahet dy ditë para se në Bruksel zyrtarisht të rikthehet dialogu përmes takimit të drejtuesve nga Kosova dhe atyre nga Serbia.

Sot, në samitin virtual marrin pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti kurse Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, Bodo Weber, pret që gjatë samitit të sotëm të sqarohet qëllimi dhe korniza e dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

“Do të duhej të vinte deri te një lloj i rivendosjes (të dialogut), gjë që shpresoj se do të ndodhë të premten në Paris. Kjo kërkon pozicion të qartë politik nga ana e të dy kryetarëve, gjegjësisht të presidentit Macron dhe të zonjës Merkel, se cili është qëllimi i dialogut dhe cila është korniza brenda së cilës bisedohet”, ka thënë Weber.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *