FemArt sot transmeton konferencën ku ishte diskutuar rreth mungesës së mekanizmave për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetareve të cilat kishin kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse të shtetit.
Konferenca “Drejtësi për gratë e vrara nga dhuna në familje” ishte mbajtur me 29 maj, 2018, në festivalin FemArt 6, në Bibliotekën Kombëtare.
Ndërsa, sot (8 maj), nga ora 14:00, do të shfaqet dhe mund të shikohet përmes rrjetit social Facebook.
Folëset/it në konferencë ishin:
Atifete Jahjaga – KS, Annette M. Fath-Lihic – EU, Igballe Rogova – KS, Linda Sanaja- KS, Hilmi Jashari – KS, Sevdije Morina – KS, Vjosa R. Osmani- KS, Valdete Idrizi- KS, Arbërie Nagavci – KS, Zana Hoxha – KS. Moderatore: Ariana Qosaj-Mustafa – KS.