Sot mund të jetë dita kur Presidenti Hashim Thaçi do të ndërmarrë hapin e radhës për kërkimin e zgjidhjes drejt formimit të një qeverie të re.

Pas rrëzimit me mocion të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, presidenti i ka kërkuar atij një emër kandidat për kryeministër të ri, por një të tillë nuk e ka marrë.

Ndërkohë, gjatë javës ishte paralajmëruar mundësia që Thaçi t’ia kalonte mandatin për formimin e qeverisë drejtpërsëdrejti LDK-së, parti kjo që doli e dyta në zgjedhje dhe po tregon gatishmëri për formimin e qeverisë.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, këto ditë janë shqyrtuar disa mundësi ligjore nga presidenti i Kosovës, ndër të cilat dominojnë tri opsione. T’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe në bazë të aktgjykimit të saj të marrë vendimin, t’i japë një afat kohor të fundit Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, apo t’ia kërkojë drejtpërsëdrejti Lidhjes Demokratike të Kosovës emrin e kandidatit për kryeministër.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *