Rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, në betejën kundër përhapjes së koronavirusit, do të futen në fuqi nga dita e sotme.

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Avdullah Hoti prezantoi para mediave masat e reja, në të cilat përfshihet ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 në qytetet me numër të madh të të infektuarve, si në Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj dhe Prizren.

Ndër vendimet e qeverisë është obliguar Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e deri në 100,000 testeve virologjike dhe deri në 500,000 vaksina për gripin sezonal.

Gjithashtu, të bëhet dhe licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *