Gjatë ditës së martë do të mbahet ceremonia private e varrimit të George Floyd, 46 vjeçarit i cili vdiq më 25 maj pas dhunës së ushtruar nga një polic.
Në shtetet e Teksasit dhe Karolinës së Veriut qindra vetë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit afrikano-amerikanit që vdiq në duart e policisë në shtetin e Minesotës.
Vdekja e Floyd ndezi protesta në të gjithë botën kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore. Gjatë fundjavës, mijëra të tjerë vazhduan të protestojnë.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi drejtoi demokratët e të dyja dhomave në një moment heshtjeje në një nga salat e Kongresit.
Floyd do të varroset në varrezat Memorial Gardens në Hjuston të Teksasit, pranë nënës së tij.