Hetimet e nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri kanë quar në arrestimin e krytarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.

Përveç tij, 8 zyrtarë të tjerë nën arrest janë punonjës së Ndërmarrjes së pasurisë publike, pranë Bashkisë Lushnje. 

Të gjithë zyrtarët dyshohen për “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa administratorët e dy kompanive private dyshohen për “Falsifikim të dokumentave”, transmeton VOA.

Ndaj arrestimit të kryebashkiakut socialist Fatos Tushe, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, theksoi kryeministri në një postim në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *