Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri ka lëshuar udhër arrest për sipërmarrësin Rezart Taçi nën dyshimet për pjesëmarrje në skemë pastrimi parash.

Taçi raportohet të jetë jashtë vendit, derisa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla dhe ish-truproja Bledar Lilo, transmeton VOA.

Sipas SPAK-ut, nga provat e grumbulluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos në Itali, janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme.

Mbi 18 milionë euro janë bllokuar dhe janë sekuestruar nga SPAK.

Në vitin 2013 policia përgatiti një dosje, që e dërgoi në Prokurori, e sipas së cilës sipërmarrësi Taçi, si dhe disa familjarë e bashkëpunëtorë të tij, akuzoheshin për evazion fiskal, mashtrim dhe falsifikim dokumentash, për vlera disa miliona eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *