Spanja ka vendosur të largoj veton që deri tani e përdorte kundër përfaqësimit të Kosovës në konferenca dhe samite ndërkombëtare.

“E shkëlqyeshme që Spanja hoqi veton ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në takime ndërkombëtare. Tani njohja e plotë duhet të pasojë. Evropa duhet të flasë me një zë. Çështjet e brendshme nuk duhet të pengojnë integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar, në Twitter, eurodeputeti Lukas Mandl.

Edhe raportuesje për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar duke thënë se ky është një hap drejt njohjes së Kosovës.

“Shumë lajm i mirë dhe hap i parë i rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Spanja ka hequr veton ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në takimet ndërkombëtare. BE-ja do të duhej t’u kërkoj shteteve tjera që nuk e njohin të ndërmarrin veprimet e njëjta”, ka shkruar von Cramon në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *