“Spider-Man: Far From Home” është filmi numër një në Amerikën e Veriut për të tretin vikend radhazi.
Se shumica e amerikanëve dhe kanadezëve kanë përzgjedhur që të kalojnë pushimin duke vizituar kinematë për të parë versionin më të ri të superheroit Spider Man e tregon shifra e fituar prej 52.7 milionë dollarëve vetëm për dy ditët e vikendit, njoftoi BoxOfficeMojo të dielën.
Filmi i bazuar në superheroin e vizatuar të Marvellit, ka kapërcyer pikën historike të fitimeve prej 1 miliard dollarësh muajin e kaluar duke u rradhitur në vendin e tretë si një nga filmat më fitimprurës në historinë e hollywoodit.