Qindra shkolla dhe institucione publike në Bosnje kanë qenë cak i kërcënimeve të rreme me bomba, duke i detyruar kështu të mbyllen përkohësisht.

Pjesë e institucioneve të kërcënuara gjatë ditës së enjte ishte edhe Komisioni Kombëtar Zgjedhor dhe disa gjykata në Sarajevë, transmeton EuroNews.

Qindra pacientë dhe anëtarë të stafit mjekësor u evakuuan pasi spitali universitar në qytetin verior të Banja Lukës mori një e-mail që paralajmëronte se ishte vendosur një bombë.

Të mërkurën, më shumë se 400 shkolla ishin cak i kërcënimeve të njëjta përmes email-it ku thuhej se sulmuesit kishin planifikuar të “shpërthejnë shkollën” dhe të mbysin “mijëra fëmijë serb”.

Autoritetet thanë se nuk dihen as motivi dhe as autorët e kërcënimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *