Punëtorë të angazhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë abuzuar seksualisht gra dhe vajza në Republikën Demokratike të Kongos në kohën që po ndihmonin në luftimin e virusit Ebola.

Pas një hulumtimi nga një komision i pavarur, raporti 35-faqe ka nxjerr përfundime se gjatë periudhës 2018-2020 punëtorë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë kryer abuzime seksuale në RD të Kongos.

Në këtë hulumtim janë intervistuar një numër i grave që dyshohej se janë shfytëzuar seksualisht në këmbim të punës. Në raport thuhet se 21 nga 83 të dyshuarit janë punëtorë të angazhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kjo është “e pafalshme”, transmeton BBC.

Gjithashtu, dyshohet se gratë lokale janë detyruar përmes pijeve, janë “sulmuar” në spitale, janë detyruar të bëjnë seks, dhe dy prej tyre kanë mbetur shtatëzënë.

Gjatë konferencës për media të martën, Tedros u ka kërkuar falje viktimave dhe të mbijetuarve.

“Ju kërkoj falje për atë që u është bërë juve nga njerëz që janë punësuar nga OBSH për t’ju mbrojtur dhe shërbyer”, ka thënë ai. “Është prioritet kryesor i imi që kryesit e krimeve të mos falen, por të mbahen përgjegjës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *