Finlanda dhe Suedia dorëzuan të mërkurën kërkesat për anëtarësim në aleancën e NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s pajtohen se ky është një moment historik që duhet shfrytëzuar.

“Mirëpres përzemërisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Ju jeni partnerët tanë më të ngushtë. Të gjithë aleatët pajtohen mbi rëndësinë e zgjerimit të NATO-s. Të gjithë pajtohemi se duhet të jemi të bashkuar dhe se ky është një moment historik që duhet ta shfrytëzojmë”, tha zoti Stoltenberg në një konferencë shtypi, transmeton VOA.

Kërkesat e dy shteteve do të shqyrtohen nga 30 vendet anëtare të aleancës.

Aplikimet zyrtare, të dorëzuara nga ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë në NATO, vijnë mes paralajmërimeve të Rusisë se një veprim i tillë nuk është i mirëpritur dhe se mund të ketë kundërpërgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *