Masat e reja kundër koronavirusit do t’u pamundësojnë qytetarëve të disa shteteve të futen në Suedi.

Nga 6 shtatori, shtetasit nga SHBA, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të futen brenda shtetit të Suedisë.

Ndalimi i hyrjes nënkupton që udhëtari që udhëton në Suedi nga një shtet tjetër përveç një shteti të ZEE -së ose Zvicrës do t’i refuzohet hyrja në vend, transmeton Klan Kosova.

Shtetasit që kanë leje qëndrimi në Suedi e të njëjtit kanë nevoja veçanërisht urgjente ose që duhet të kryejnë funksionet e nevojshme për të hyrë në Suedi duhet të kenë një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *