Dy nga tre të vdekurit pas sulmit të një autobusi në Gllogjan të Deçanit janë nxënës.

Siç transmeton Klan Kosova, nga spitali në Pejë është konfirmuar se të vdekur pas sulmit kanë mbetur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Nxënësit e vdekur nga ky rast i përkasin moshës 19 vjeç dhe 17 vjeç, ndërsa një tjetër nxënës është plagosur dhe i përket moshës 17 vjeçare.

Autobusi i sulmuar po udhëtonte nga Gjakova në Deçan dhe më pas në fshatin Gllogjan.

Nga policia në rajonin e Pejës është konfirmuar se në momentin e sulmit në autobus kanë qenë tetë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *