Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se një sulm i kryer me dron në Afganistan, ku mbetën të vdekur 10 civilë përfshirë shtatë fëmijë, ishte gabim dhe nuk vrau një terrorist që ishte qëllim i sulmit.

Pas një hetimi të nxitur nga pretendimet e njerëzve në terren, komandanti i trupave amerikane në rajonin e Kabulit pranoi se goditja ishte “një gabim tragjik”,

“Hetimi ynë tani arriti në përfundimin se goditja ishte një gabim tragjik”, tha gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, transmeton VOA.

Sulmi ndodhi më 29 gusht, në orët e fundit të largimit të forcave amerikane nga Afganistani.

“Ne tani vlerësojmë se nuk ka gjasa që automjeti ose ata që vdiqën të ishin të lidhur me ISIS-K”, shtoi Mckenzie, duke përdorur një akronim për filialin e grupit terrorist të Shtetit Islamik në Afganistan, i njohur gjithashtu si IS-Khorasan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu kërkoi falje për sulmin e gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *