Qeveria e tanishme e Kosovës ka më shumë përgjegjësi në veprimet e saja dhe kjo ka krijuar një opozitë më dinamike, ka thënë publicisti Veton Surroi.

Ai ka vlerësuar se ka ndodhur zhvillim në dymbëdhjetë muajt e fundit në Kosovë dhe kjo për shkak të qeverisjes në krye me Albin Kurtin që dëshiron ta ndërpresë mënyrën e qeverisjes “në masë të madhe të keqe” që në Kosovë ka qenë për një kohë të gjatë.

“Kemi formë të re të qeverisjes në Kosovë, e cila nuk bën me paranë publike atë që kanë bërë qeveritë e kaluara. Ka më shumë përgjegjësi për veprimet e veta. Kjo formë e re e qeverisjes ka krijuar edhe një opozitë të re më dinamike, kreative, e cila ka treguar se mund të ngrihet prej rezultateve të fundit dhe të krijojë një aktivitet që do të gjenerojë vota e përkrahje tjera,” ka thënë Surroi për emisionin Desku.

Siç transmeton Koha.net, Surroi e cilësuar gjendjen e tanishme si “rilindje” të një skene të re politike.

“Jam shumë optimist si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën, se këtu do të gjenerojnë interakcion. Po flas për formë afatmesme e afatgjatë, kemi të bëjmë me një proces që do të krijojë shumë më tepër vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *