Mandati i qartë i qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti, dhënë nga votat e qytetarëve, do të jetë përparësi për palën kosovare në procesin e dialogut me Serbinë.

Kështu është shprehur publicisti Veton Surroi në lidhje me pritshmëritë e politikës së jashtme nën drejtimin e qeverisë aktuale në Kosovë.

Gjatë një organizimi në Tiranë nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Surroi tha se ndryshe nga qeveritë e tjera, qeveria Kurti është shumë e qëndrueshme dhe me një mandat të qartë, ndaj këtë përparësi duhet ta shfrytëzojë për të zgjeruar edhe më tej legjitimitetin, duke përfshirë opozitën në procesin negociues.

“Kapitulli më i vështirë për të dy palët, tha zoti Surroi, është ballafaqimi me të kaluarën, sepse gjuha e konfliktit vazhdon në Kosovë dhe Serbi, gjë që e vështirëson dialogun dypalësh, kur ende nuk dihet fati i të zhdukurve gjatë luftës, ndaj nevojitet një kulturë e paqes”, tha Surroi, transmeton VOA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *