Kosova është duke lëvizur me hapa të sigurt në vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër Covid-19 krahasuar me shtetet e rajonit, thotë Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bullgari.

“Nëse vazhdohet me këtë trend, besoj se caqet e programit të vaksinimit do të arrihen deri në fund të vitit”, ka thënë Syla për REL.

Ai tha se eliminimi i mbi 130 dozave të vaksinës AstraZeneca është “një fatkeqësi”, por që diqka e tillë ndodh edhe në vendet e tjera.

“Edhe kjo ndodhi për arsye se në fillim u krijua një perceptim për vaksinën AstraZeneca që nuk është mjaft e sigurt, e që kjo nuk ishte e bazuar në fakte. Këtu fatkeqësisht ndikuan edhe disa në kuadrin e profesionistëve shëndetësorë të cilët nuk u vaksinuan”, ka thënë Syla.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe se qoftë vaksina AstraZeneca apo të tjera të aprovuara nga OBSH dhe Agjencia Evropiane për Barna janë të sigurt dhe duhet të merren në momentin që ofrohet mundësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *