Në zgjedhjet e parakohshme do të ketë garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, parashikon analisti Ramush Tahiri.
Sipas Tahirit, këto dy parti do të bëjnë koalicion paszgjedhor.
“Vetvendosje do ti ketë 35 -40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithêsejtë bëhen 85 deputetë. Ky do te ishte koalicioni paszgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Levizja Vetvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës,” ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.
Në parashikimin e tij, Vjosa Osmani do të garojë në listë të përbashkët me LVV-në, “por që pas zgjedhjeve ajo me deputetët e saj, tre ose katër do të ndahet pasi të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverisje ndërmjet Vetvendosjes e Partisë Demokratike”.
![](https://independentmedianetwork.net/wp-content/uploads/2020/12/ram.jpg)