Diplomatja Edita Tahiri ka pranuar se është befasuar nga mos transparenca e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për takimin që kishte pasur me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në Uashington.
“E para, nuk kam fare njohuri se çka është biseduar në Uashington mes Thaçit dhe Vuçiq, sepse ka qenë tërësisht jo transparente, pastaj marrëveshjet që u bënë, ajo për fluturimet e pastaj hekurudhat, i mirëprita sepse ishin pozitive, ishin për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve, mirëpo jo transparenca më ka penguar shumë”, ka thënë Tahiri, transmeton Infokus.
Gjatë bisedës së saj në emisionin N’Konak, ish-ministrja kosovare ka thënë se kishte mbetur e habitur edhe nga jo transparenca e marrëveshjeve të arritura në Berlin.
“Jam habit që këto marrëveshjet që u bënë në Berlin, me ndërmjetësimin e Richard Grenell, nuk kishin fare transparencë dhe mediat disi u heshtën. Nuk e kuptova, mirëpo nuk është mirë me pas procese të mëdha për shtetin në mënyrë jo transparente, gjërat duhet të duken”, ka shtuar Tahiri.