Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në Bruksel se është trrguar i gatshëm ta nënshkruaj si marrëveshje pajtimin e tij dhe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst”, ka deklaruar Kurti për gazetarë.

Pas takimeve, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime tjera për propozimin e BE-së.

“Pasi të dy liderët u pajtuan se nuk ka nevojë për më shumë diskutime, teksti i marrëveshjes do të publikohet”, tha Borrell.

Ndërkohë, pas takimeve Kurti tha se “është dëm që nuk është nënshkruar sot” ajo për çka janë pajtuar palët, transmeton KOHA.

“Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë”, ka thënë Kurti.

“Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst.”

Kurti më tej ka falënderuar zyrtarët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për punën që kanë bërë deri tani, duke thënë se beson që tashmë gjenden në një rrugë njëkahore të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *