Takimi i zhvilluar në mes të Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin është mbylluar pa arritjen e ndonjë marrëveshje.

“Ishte një diskutim shumë konstruktiv,” ka thënë udhëheqësi rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, Biden tha se “toni i takimeve që vazhduan më duket për katër orë, ishte i mirë, pozitiv”.

Dy liderët ranë dakord të fillojnë bisedimet për stabilitet strategjik dhe sigurinë kibernetike, transmeton VOA.

Megjithatë, mbeten mospajtime të dukshme mes qëndrimeve të dy presidentëve, si për shembull lidhur me Ukrainën ku në pjesën lindore prej vitesh vazhdon konflikti mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *