Takimi i radhës në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka sjellë ndonjë pajtim mes palëve.  

Pas takimit të mbajtur pasditen e hënë, Kurti tha se pala serbe refuzoi një ‘deklaratë të paqes’ të propozuar nga ai.

“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka treguar se nga ndërmjetësuesit evropianë janë ofruar tri propozime.

“Ishin tri pika, të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga gjërat që mund të eskalojnë situatën dhe që dialoguesit të takohen rregullisht”, ka thënë Vuçiq për agjencinë Tanjug, përcjell B92.

Presidenti serb gjithashtu tha se pala kosovare ka akuzuar Serbinë “për tri gjenocide”.

Sipas mediave serbe Kurti e ka akuzuar Serbinë për gjenocidin më 1878 dhe të fundit më 1999. Për të dytin, ky medium nuk ka dhënë vitin, transmeton Koha.net.

Para takimit të dytë mes Kurtit dhe Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se “mbajtja e kontakteve të rregullta është thelbësore dhe tregon përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *