Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, nga i cili ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave.

“Për këtë e falënderoj Pahorin për mbështetjen e tij të fuqishme dhe t’i kërkoj përkahjen që t’i bind ato pak shtete që kanë hezitime sa i përket këtij procesi,” ka thënë Osmani pas takimit.

Ajo ka thënë gjithashtu se Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në  lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Osmani tha se Serbia nuk dëshiron paqe.

“Fqinji ynë nuk e dëshiron një paqe në Ballkanin Perëndimor. Për këtë shpresoj që BE-ja të jetë e qartë me Serbinë. Serbia po vazhdon përmes strukturave ilegale në veri të destabilizojë Kosovën,” është shprehur Osmani, transmeton Koha.net.

Ndërsa, Presidenti slloven tha se BE-ja duhet të liberalizoj vizat për kosovarët.

“Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian,” ka thënë Pahor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *