Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel janë takuar gjatë ditës së entje në një qendër pushimi në rivierën franceze.

Qysh në fillim të takimit të tyre, vëmendja e mediave u fokusua të mënyra se si Macron e përshëndeti zonjën Merkel. Ata u përshëndetën me stilin indian të ‘namaste’ duke shmangur shtrëngimin e  duarve për shkak të pandemisë.

Pas takimit, të dy liderët shprehën shpresën që në Bjellorusi të ketë dialog ndërmjet autoriteteve qeveritare, opozitës dhe shoqërisë civile. Ata thanë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të jetë ndërmjetësues për qetësimin e situatës pas zgjedhjeve të cilat nxitën protestat e opozitës.

Brenda mureve të kështjellës Fort de Brgancon, Merkel dhe Macron diskutuan për temat më urgjente që po ndodhin në gjithë botën. Ndër të tjera temë diskutimi ishte edhe rritja e tensioneve në mes Greqisë dhe Turqisë rreth ujërave në mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *