Rusia ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë pjesë e një dialogu me vendet perëndimore në kohën kur frika për një shpërthim lufte në Ukrainë mbetet e lartë.

Të martën, Presidenti rus Vladimit Putin ka pritur në takim Kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne i menaxhojmë marrëdhëniet mes vendeve me diskutime të mira me njëri-tjetrin”, tha Scholzi gjatë takimit me Putinin.

Në konferencën e përbashkët për media, kancelari gjerman tha se “është detyrë absolute e jona si krerë të qeverive që Evropa të mos shoh një eskalim në luftë”.

Siç transmeton DW, Scholz ka thënë se një dialog i nivelit të lartë mes Rusisë dhe partnerëve evropianë të Gjermanisë është esencial për të arritur stabilitet duke ecur përpara.

Ndërsa, Presidenti rus tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar.

“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar. Jemi të gatshëm për të nisur rrugën e negociatave,” ka thënë Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *