Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar të mërkurën në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët për media, të dy liderët folën për mos hapjen e negociatave për vendet e tyre për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Është e padrejtë për Shqipërinë dhe është çështje evropiane. Se është vetëm hapi i mëtejshëm drejt BE. E dimë se nesër nuk do jemi anëtare. Do duhen shumë vite. Por ka të bëjë me të mbajtur të motivuar për të vazhduar rrugën nëpërmjet metodologjisë”, është shprehur Zaev.

Ndërkohë, Rama tha se nuk ndjehet i shqetësuar pse për vendin e tij nuk janë hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

“Thelbësore është se ne e kemi bërë punën tonë. Si ne dhe Maqedonia e Veriut e kanë bërë punën”, tha Rama, transmeton ABC News.

“Megjithatë mendoj se unë dhe Zoran Zaev, jemi lexues më të mëdhenj të Samuel “Në pritje të Godos” por ne nuk po presim ne po ecim përpara. Për ti bërë dy vendet shtet evropiane. Ne e duam BE edhe ata na duan. Por nuk martohemi. Do shijojmë lirinë deri sa të martohemi”, është shprehur Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *