Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Albin Kurti janë takuar gjatë ditës së premte.

Në një paraqitje për media, kur është pyetur rreth këtij takimi, Kurti ka thënë se “u dakorduam që të vazhdojmë të takohemi”.

Kurti tha se kanë folur për të gjitha temat që prekin Kosovën, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë Thaçi tha se pret që qeveria do të merr vendime të shpejta dhe të qarta për t’i hapur rrugë angazhimt të përbashkët në dialogun Kosovë – Serbi.

“Unë pres në ditët e ardhshme t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës dhe do të prezantoj opinionet dhe qëndrimin tim. Takimi në Uashington ka qenë një takim që i hap perspektivë arritjes së një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe qeveria do të ë merr vendime të shpejta dhe të qarta dhe të hap rrugë në angazhim të përbashkët të gjithë spektrit politik. Në tavolinë do të jemi të bashkuar si Kosovë me një qëndrim”, tha Thaçi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *