Pas marrjes së kontrollit në Afganistan, talebanët tani kanë bërë për vete shumë pajisje ajrore që ushtria amerikane i kishte ofruar qeverisë afgane tani të rrëzuar.
Muajt e fundit, xhihadistët kishin marrë dhjetë fusha të mëdha ajrore nga Bagrami deri në Mazar-i-Sharif, dhe së fundi dërguan një Black Haëk 6 milionë dollarësh në mbështetje të ofensivës së tyre në Luginën e Panjshirit.
Sipas mediave britanike, fuqia ajrore e talebanëve tani mund të jetë më e madhe se e disa vendeve të Nato-s përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjen, Islandën apo Luksemburgun, transmeton Top Channel.
Sipas një liste të datës 30 qershor, forcat ajrore afgane kishin 43 helikopterë MD-530, 33 Black Hawks, 32 Mi-17s, 33 avione C-208, 23 A-19 turboprop – avione te lehte sulmi dhe 3 Hercules C-130s. Një pjesë e tyre u arrit të largoheshin në kohë përpara se talebanët të merrnin kontrollin, por të tjerët jo.